Videoja e vrasjes së policit/ Nis hetimi, pse policët ishin pa mbështetje në aksionin anti hashash

29/09/2021 19:59

Policia ka në dorë videon e momentit të vrasjes së policit një ditë më parë.

Ndërkohë, ka nisur hetimi se përse policët ishin pa mbështetje në operacionin anti hashash.

Në video duket makina që ndalon, shoferi dhe pasagjeri i parë zbret nga makina për kontroll, ndërsa Aldi, i cili qëndronte i ulur në sediljet e pasme nuk del.

Në këtë moment i afrohet oficeri Saimir Hoxha, i cili i kërkon të dalë nga makina dhe ta kontrollojë, Ndërsa fjalët e Aldit ishin këto: ‘Unë nuk jam për t’u kontrolluar’ dhe e qëllon me dy plumba në gjoks.
Pas këtij momenti në pamjet shihet se shokët e tij tmerrohen. Aldi Rama merr drejtimin e makinës dhe i jep gaz për t’i larguar nga vendngjarja.

Në këtë moment dy oficerët e policisë qëllojnë drejt makinës me të cilën po arratisej Aldi Rama dhe arrijnë t’i shpojnë asaj gomat. Pavarësisht gomës së makinës, Aldi arriti që të arratisej 1 km nga vendi i ngjarjes dhe më pas lë makinën e arratiset në këmbë.

Ndërkohë dy shokët e Aldit janë arrestuar në moment dhe kanë rrëfyer në polici se nuk kanë pasur dijeni se Aldi ishte i pajisur me nja armë, ndërsa theksojnë se nuk po lëviznin në atë zonë për çështje hashashi.

Top Channel