Gruaja e prekur me COVID në muajin e katërt të shtatzënisë ka ndërruar jetë ditën e sotme.

33-vjeçarja ndodhej prej dy ditësh e intubuar në spitalin Infektiv.

Nuk dihet ende nëse kishte sëmundje bashkëshoqëruese, apo nëse ishte e vaksinuar.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërsa numri i viktimave nga COVID në vendin tonë ka shkuar në 2,686.

Top Channel