Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë Covid duket si “i bërë me dorë nga shkencëtarët për masakër”, dhe mund të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit pasi një shkencëtar u kafshua nga një majmun i infektuar thuhet në një libër të ri, që lëshon disa pretendime bombë lidhur me origjinën e shumëdiskutuar të sëmundjes që gjunjëzoi globin.
Ekspertët, theksohet aty, kanë zbuluar se koronavirusi “përputhej shkëlqyeshëm”, “ishte plotësisht i përshtatur” dhe “i tejngarkuar” për njerëzit kur u shfaq në 31 dhjetor.
Libri pretendon se kjo sëmundje është pasojë e eksperimenteve më Frankenviruse në laboratorin e patogjenëve të rrezikshëm. Teoria se Covid 19 ka në thelb një virus të manipuluar e të gatshëm të infektuar njerëzit, ka qarkulluar prej kohësh.
Koronavirusi ka marrë deri tani jetët e 4.7 milion njerëzve në mbarë botën. në librin e tij “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan”, gazetari investigativ Sharri Markson pretendon se ka një seri provash që dëshmojnë se Covid “mund të jetë manipuluar gjenetikisht” në Institutin e Virologjisë në këtë qytet, me qëllimin që të bëhej më vdekjeprurës, ndërsa këmbëngul se përgjigja për origjinën e pandemisë qëndron pikërisht tek genoma unike e Sars Cov 2.
Top Channel