17:48
Investimet për sportin, Veliaj: “E fituam betejën për futbollin në Tiranë; Më shumë hapësira sportive për fëmijët e kryeqytetit”
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ku u shqyrtuan dhe miratuan projekt-vendime të rëndësishme për transformimin e kryeqytetit, por edhe për t’i dhënë impuls programit ambicioz të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashksisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se do të ketë një shtesë fondi për të mbështetur klubet sportive Tirana, Partizani dhe Studenti.