Ish-trajneri i Barcelonsë rikthehet të marrë “tulipanët” si pasardhësi i Van Gaal

06/04/2022 20:20

Ronald Koeman do të rikthehet në krye të kombëtares holandeze, duke filluar nga 1 janari 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga federata e futbollit të këtij vendi, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se ish-trajneri i Barcelonës do të zërë vendin e Louis van Gaal, i cili do të drejtojë “portokallinjtë” deri në përfundim të Kupën e Botës në Katar.

Federata e “tulipanëve” nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth kësaj rrokade, por me gjasa, Van Gaal, pasi bëri të ditur se kurohet nga kanceri, nuk ka pranuar të vazhdojë më tej se sa Botërori.

Në këto kushte dhe duke qenë se Ronald Koeman është i lirë, federata holandeze e ka patur të lehtë të të rikthejë ish-trajnerin, që u largua nga kombëtarja e Holandës, para se të udhëhiqte Barcelonën.

Top Channel