Paralajmëron SHBA: Bllokimi i naftës ruse “do t’i çojë çmimet në qiell”

06/04/2022 21:20

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së Janet Yellen paralajmëroi se një ndalim i plotë i naftës ruse do të shkaktonte ‘dhimbje’ të konsiderueshme për konsumatorët në mbarë botën.

“Çështja me bllokimin e eksporteve të naftës nga Rusia është se shumë vende, veçanërisht në Evropë, janë shumë të varura nga ajo naftë dhe kjo do çonte në rritje të çmimeve,” tha Yellen.

Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë së naftës u zotuan gjatë seancës dëgjimore të mërkurën se do të ndërhynin shpejt për të ndërprerë lidhjet me Rusinë dhe për të mbrojtur investimet e tyre në vend.

BE-ja pritet t’i thotë lamtumirë furnizimit me gaz nga Moska brenda vitit 2027, falë magazinimit, blerjeve të përbashkëta dhe një rrjeti të brendshëm.   Tashmë sytë janë nga furnizimet e SHBA-së.

Top Channel