Në intervistën ekskluzive për “Goca dhe Gra”, ish gruaja e Stresit tregoi marrëdhënien e ngushtë që ka me reperin duke treguar se janë ende të martuar.

Ajo u shpreh se gëzojnë respekt me njëri-tjetrin dhe arsyeja pse nuk janë divorcuar është se nuk kanë qenë në Shqipëri dhe nuk e kanë pasur urgjente.

Pyetje: Çfarë marrëdhënie keni me Stresin?

Keisi: Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Në Shqipëri, llafet kur fliten nuk kam kohë t’i dëgjoj shumë se jam në punë dhe jam shumë larg. Në këtë rast, ngaqë preku një temë që e ndjej shumë , thashë të flisja publikisht.

Pyetje: Pse nuk keni bërë divorc?

Keisi: Duhet bërë por unë duhet të vij që të jem present se dhe ai ka qenë jashtë shtetit. Është diçka që nuk e kemi pasur me shumë urgjencë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel