SHBA dërgon dronët ‘kamikazë’ në Kiev: Ukraina mund ta fitojë luftën

06/04/2022 22:51

Shtete e bashkuara i kanë dërguar Ukrainës 100 dronë kamikazë , kështu njoftoi departamenti amerikan i mbrojtjes.

Dronët e vegjël, të ashtuquajtur kamikaze mbajnë një sasi municioni dhe shpërthejnë në momentin e përplasjes. Modeli më i vogël i tyre mund të godasë një objektiv deri në gjashtë milje larg, sipas një kompanie që i prodhon dronët.

Zëdhënësi i pentagonit John  Kirby tha gjithashtu se SHBA ka trajnuar “një numër të vogël ushtarësh ukrainas që kishin qenë  në Shtetet e Bashkuara për ti trajnuar mbi përdorimin e tyre.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se është e pamundur të dihet se edhe sa do të vazhdojë lufta por Ukraina mund ta fitojë luftën.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, parashikoi të mërkurën se do të ketë më shumë skena masakre si Bucha dhe vuri në dukje se askush nuk duhet të ketë iluzionin se qëllimet e Kremlinit kanë ndryshuar, pavarësisht tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina Veriore.

Zyrtarët amerikanë thonë se deri më tani Rusia ka lëshuar më shumë se 1,450 raketa në territorin e Ukrainës.

Top Channel