Postimi për Ukrainën i ‘kushtoi’ shtrenjtë! Largohet nga puna golashënuesi më i mirë i Premier League

06/04/2022 21:37

Ish-futbollisti anglez Matt Le Tissier ka dhënë dorëheqjen nga roli i ambasadorit në ish-klubin e tij Southampton, pas një reagimi të ashpër për Ukrainën në Twitter.

Le Tissier kishte shpërndarë një postim që thoshte se ka pasur manipulime në raportimin e luftës në Ukrainë.

Më vonë, ai u ‘pendua’ dhe e fshiu postimin në Tëitter pasi tha se njerëzit e kishin nxjerrë jashtë kontektstit. Ai sqaroi se nuk ka justifikuar lluftën në asnjë mënyrë.

Megjithatë, ai tha se do të largohej për të “shmangur çdo konfuzion”.

Le Tissier është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Southampton në Premier League.

Top Channel