Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në afërsi të TEG-ut, ku u dogj mjeti më drejtues shtetasin V.K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel