Forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të Donbasit

07/04/2022 10:06

Trupat ruse po përpiqen që të marrin kontrollin e plotë të rajonit të  Donbasit në Ukrainën lindore, ku përfshihen Donetsk dhe Luhansk.

Ushtria ukrainase tha se trupat ruse po bëjnë përpjekje për të thyer mbrojtjen e tyre në rajonin e Donetskut.

Forcat ukrainase thanë se kanë marrë përsëri Osokorivka pranë Khersonit.

Forcat ruse po vazhdojnë gjithashtu përpjekjet për të marrë qytetin jugor të Mariupolit dhe bombardimet po vazhdojnë në Kharkiv në verilindje.

Trupat ruse po përdorin linjat hekurudhore për të lëvizur ngarkesat ushtarake.

Armët dhe pajisjet e tjera mbërritën në stacionin hekurudhor Kupyansk në verilindje nga stacioni Valuyki në Belgorod të Rusisë.

Top Channel