Greqi/ Dënohet me burg shqiptari që ngacmoi seksualisht djalin e bashkatdhetarit, çfarë bëri kur e mori nga kopshti

06/04/2022 19:10

Një 65-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për gjestet e turpshme ndaj djalit 7-vjeçar të bashkatdhetarit të tij. Ai është dënuar me 18 muaj burg pa të drejtë ankimimi.

Sipas aktakuzës, që prej muajit shkurt deri në maj të vitit 2017, i akuzuari ka bërë gjeste seksuale duke e prekur të miturin mbi rroba.
Djali i cili ishte 7-vjeç në atë kohë, shkonte në një kopsht fëmijësh dhe i akuzuari, i cili njihej nga prindërit e fëmijës.

Ata, për shkak se punonin deri vonë i kishin kërkuar që ta merrte fëmijën nga kopshti dhe ta çonte në shtëpi, raportojnë mediat greke.

I akuzuari nuk u paraqit në gjykatë ashtu si edhe familja e fëmijës, ndërsa edukatorja e kopshtit dha dëshminë e saj duke thënë se fëmija nuk pranoi ta ndiqte të akuzuarin kur doli nga kopshti.

Më parë, prindërit kishin kërkuar që i akuzuari të merrte dënimin që meritonte nëse do të provohej fajësia e tij.

Top Channel