Kjo është harta e propozuar që parashikon kufizimin nga 22 në 12 gjykata që do të kufizohen në qendrat e qarqeve.

Për shkrirjen dhe bashkimin janë ndjekur kritere si distanca dhe koha e udhëtimit, numri i gjyqtarëve të nevojshëm, ngarkesa e punës, numri i sallave të gjyqit dhe popullsia. Në të njëjtat kritere është punuar edhe për kufizimin e gjykatave të shkallëve të tjera, për të cilat do të flasim pak më poshtë. Distanca konsiderohet një tregues i rëndësishëm për aksesin në drejtësi. Grupi i punës ka zgjedhur si standard të pranueshëm referuar praktikës ndërkombëtare një distance me kohëzgjatjeje udhëtimi prej 2 orësh. Por, nga 12 gjykata të shkallës së parë që propozohen, në 7 prej tyre koha e udhëtimit është më e madhe sipas përllogaritjeve të vetë grupit të punës.

“Aksesi është i gjithanshëm, nuk është veç distance mes shtëpisë qytetarit dhe derës gjykatës. Aksesi është i gjithanshëm, nga ekonomia qytetarit, infrastruktura e shtetit dhe nga pjesa e disa nevojave bazike që shteti i ofron qytetarit” u shpreh avokati Redi Ramaj.

Nuk kemi fare shërbim transporti, s’kemi sistem trenash, transporti udhëtar problematik, është shtuar për shkak të rritjes së çmimeve edhe tarifa nga një qytet në një tjetër dhe kjo e vështirëson më shumë”, u shpreh Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër.

Por, duket e dyshimtë edhe mënyra e përllogaritjes së kohës së udhëtimit nga skajet e njësive administrative drejt gjykatave. Po të marrim si shembull Gjykatën e Tiranës ku konsiderohet se kemi infrastrukturë më të zhvilluar, koha e përllogaritur nga pika më e largët është 49 Minuta. Kjo llogari është bërë me aplikacionin Google Map.

Por, ata që udhëtojnë nga malësitë e Tiranës si Zall Bastari etj e dinë mirë se rrugëtimi zgjat më tepër se 2 orë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe me kohëzgjatjen e udhëtimit nga malësitë e Tropojës drejt Gjykatës së re të bashkuar në Kukës, apo edhe shembuj të tjerë.

Absolutisht nuk merret si referencë distance që tregon Google Map kur s’ka studim të situatës transportit publik aty ku parashikohet shkrirja e gjykatave dhe nuk merret për referencë distance bazuar në transportin publik të mjeteve”, u shpreh Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Matja me Google Map nuk është e saktë tërësisht që ta shohësh në gjithë aspektet, por nuk është vetëm kjo. Nuk ka infrastrukturë publike, janë marrë ca shembuj te ai raport, Danimarka, Suedia, por nuk mund të krahasohet Shqipëria me Danimarkën, Finlandën” u shpreh Redi Ramaj, avokat.

Top Channel