‘Nuk ka problem për ne, paguajmë në rubla’/ Orban kundër BE për gazin rus

06/04/2022 22:12

Hungaria tha të mërkurën se është gati për të paguar në rubla gazin rus, duke dalë kundër qëndrimit të BE që ka mohuar pagesën në një formë të tillë.

Ishte vetë Kryeministri Viktor Orban që e konfirmoi një gjë të tillë në një deklaratë për media.

Orban tha gjithashtu se ai e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin për të zhvilluar negociata paqeje në Hungari, ku mund marrw pjesë edhe Franca me Gjermaninë.

“Përgjigjja e Putin ishte pozitive por ai tha se kishte kushtet e veta për një takim të tillë. Megjithatë kjo është një luftë që e ka nisur Rusia , ata e kanë sulmuar Ukrainën, ky është qëndrimi i BE dhe këtë qëndrim ka dhe Hungaria”.

Presidenti rus ishte ndër të parët që uroi Orban për fitoren e tij në zgjedhjet e 3 prillit. Budapesti ka mbështetur sanksionet e BE dhe ka dënuar agresionin rus, por ka refuzuar të ndihmojë Ukrainën më armë, ndërsa retorika kundër tyre ka nxitur zemërimin e aleatëve perëndimorë.

Megjithatë Orban , nëpërmjet të cilit Hungaria ka kultivuar lidhje të ngushta biznesi me Rusinë, i ka dalë kundër BE për sanksionet ndaj gazit rus ose dërgesën e armëve në Ukrainë nëpërmjet territorit të tyre.

Top Channel