“Presidenti”/ Berisha: Nëse Rama thotë ta caktojë opozita, hyjmë në negociata me forca të tjera politike

06/04/2022 15:46

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur për të kundërshtuar çdo propozim të kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të vendit.

PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse Rama vendos që Presidentin ta propozojë opozita, do të nisim konsultime me forca të tjera politike, me institucionet e PD dhe do përcaktohet qëndrimi. Nuk pranoj ndërhyrje nga askush”.

Vendimi për të propozuar një emër për Presidentin thotë Berisha, “do të merret vendim nga forumet më të larta të PD-së, Këshilli Kombëtar që do të zgjidhet në kuvendin e 30 prillit”.

I pyetur për kandidaturën e mundshme të Lulzim Bashës, dhe nëse do ta votonte për President, Berisha u tha gazetarëve: “A ka mundësi të mos bëni shaka?”

Mandati i Presidentit Ilir Meta përfundon më 24 Korrik 2022, ndaj kanë nisur diskutimet për emrin e personit që do e marrë këtë post.

Top Channel