Lumi rrëmbeu 10-vjeçarin/ U zhduk në ujërat e lumit Fan, po e kërkojnë zhytësit e policisë

06/04/2022 15:11

Mbrëmjen e së martës një i mitur u zhduk në ndjekje të topit pasi e mora rrjedha e lumit.

Që prej mbrëmjes së djeshme vijojnë kërkimet nga polumbare. Policia dhe forca zjarrfikëse ndërkohë janë bashkuar dhe banorët e zonës por deri më tani ende asnjë shenjë nga gjetja e trupit të tij.

Tonin Laska i afërm i të miturit, me lot tregon se si e mësuan ngjarjen. Vogëlushi që e kishte një pasion të madh futbollin nuk e llogariti  rrezikun kur vrapoi pas topit në ujëra e lumit Fan.

Diga e lumit Fan është kufiri i fundit i kërkimeve të policisë ndërsa i gjithë fshati Shtrungaj pret me ankth lajme për 10-vjeçarin.

Top Channel