Ademi, president i FFK/ Ishte kandidati i vetëm në federatën e futbollit të Kosovës

06/04/2022 20:12

Agim Ademi rikonfirmohet në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera.

Kjo ishte një fitore e lehtë për drejtuesin 61-vjeçar pasi ai ishte i vetëm në këtë garë. Kandidati tjetër i deklaruar Gramoz Vokrri nuk u regjistrua nga bordi i verifikimit të FFK-së.

Në Asamblenë Zgjedhore të Federatës së Futbollit të Kosovës, votuan 43 delegatë të cilët ishin të pranishëm nga 58 që duhej të ishin në total. 43 prej tyre votuan pro rizgjedhjes së Ademit në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit të Kosovës.

Top Channel