Rusët ankohen për çmimet e larta, ndihen efektet e para të sanksioneve

06/04/2022 21:56

Ekonomia ruse ka filluar të shfaqë lëkundje pas disa raundesh sanksionesh gjithnjë e më të ashpra nga perëndimi dhe SHBA.

Banorët e Shën Petersburgut thonë se çmimet po rriten përditë .

Oléssia Oguiéva, banore në Shën Petersburg: Shkojmë në dyqan, shikojmë çmimet dhe sinqerisht thjesht hapim sytë të habitur. Sepse është çdo gjë shumë shumë e shtrenjtë. Pastaj kur shkon në shtëpi, sheh se çfarë ke blerë dhe kupton se nuk ke ato se çfarë të duhen sepse çdo gjë është shtrenjtuar.

Leonid Kabaline: Ishim totalisht të papërgatitur për këtë që po ndodh, cmimet janë rritur shumë, por rrogat jo.

Denis Golikov: Çmimet po rriten shumë, unë jam një njeri që shkoj në dyqan përditë, kështu nuk ia dal dot.

Ndërsa pensionistët duket se situatën e pranojnë në heshtje.

Julia Riabinina, pensioniste: Nëse liderët tanë dhe presidenti ka vendosur se rritja e çmimeve është e domosdoshme, atëherë na duhet ta pranojmë, nuk kemi se çfarë të bëjmë.  

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja shtesë kundër dy vajzave të presidentit Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë, si dhe ndaj bankave më të mëdha ruse Sberbank dhe Alfa Bank. Bashkimi Evropian pritet gjithashtu që së shpejti të ndërmarrë hapa shtesë, përfshirë një ndalim të investimeve të reja në Rusi dhe një embargo ndaj qymyrit. Presidenti Joe Biden tha më herët gjatë së mërkurë se raundi i fundit i sanksioneve do të jete edhe më shkatërrues për Rusinë.

Top Channel