Çanta e dyshimtë alarmon qytetarët në Fier, rrethohet zona jashtë biznesit

06/04/2022 15:22

Një çantë e dyshimtë e lënë në karriget e një biznesi në lagjen “15 Tetori” në Fier ka alarmuar qytetarët.

Çanta e krahut është lënë jashtë biznesit, ndërkohë në zonë ka mbërritur policia që ka rrethuar zonën në një perimetër sigurie.

Pritet të bëhet ekspertiza e sendit për të parë nëse ka materiale të rrezikshme si lëndë plasëse.

 

Top Channel