Drejtori i Portit të Shëngjinit është rikthyer sërish në detyrën që ka mbajtur më parë nga viti 2017 në 2019.

Gjergj Prendi është emëruar si Prefekti i ri i Lezhës pas dorëheqjes së Gjok Jakut. Rikthimi i Gjergj Prendit në këtë detyrë ka ardhur për shkak të vlerësimeve që ai pati pas vendimit të qeverisë që prefekturat të drejtoheshin nga ushtarake.

Gjergj Prendi ka mbajtur detyrën si prefekt për rreth 18 muaj por në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, kur kishte nje situatë të ndërlikuar politike, ai është liruar nga detyra duke kaluar si Drejtor i Portit të Shëngjinit.

Top Channel