Rikthim me Stresin? Keisi zbulon ofertat që i ka bërë reperi për jetesën në Shqipëri, por i ka refuzuar

06/04/2022 22:24

Keisi zbuloi se nuk është divorcuar ende me Stresin sepse asnjëri nuk ka qenë në Shqipëri dhe nuk ka qenë aq urgjente. Në intervistën për “Goca dhe Gra” u pyet nëse ka ndonjë rikthim të mundshëm mes tyre dhe Keisi duke qeshur u përgjigj: “Këtu dolëm jashtë teme”.

Më pas përmendi distancën, jetesën ndryshe dhe lidhjen në moshë të re si arsye të ndarjes ndërsa shtoi se Stresi e ka mbështetur gjithmonë. Ndonëse i ka ofruar që të ketë punën që ajo dëshiron në Shqipëri, Keisi ka refuzuar sepse nuk i pëlqen të jetë VIP pasi ka siklet nga kamerat. Sipas saj, fakti që ka qenë në lidhje me reperin nuk e bën që të jetë personazh VIP pasi nuk ka shfaqur asnjë talent.

Keisi: E kam njohur kur kam qenë 19 vjeçe. Mendoj se kam qenë shumë e vogël dhe nuk e kam ditur jetën publike, nuk e dija që ishte i famshëm, unë e dija si një njeri normal. Një shoqe më tha, a e di kush është? Kam qenë e re, kemi kaluar shumë sfida dhe kur bie dakord me gjërat që kanë ndodhur, ka respekt por nuk ecën gjërat. Në makinë e dëgjoj gjithmonë muzikën e tij.

Nuk jemi përshtatur për jetesën. Kur kam qenë e lidhur me Arkimedin, askush se dinte për lidhjen tonë. Edhe kur e morën vesh, më kanë ftuar në intervista por nuk kam pranuar. Unë nuk e kam konsideruar veten VIP asnjëherë. Më ka thënë dhe Arkimedi të bëj diçka që dua në Shqipëri, por kam shumë siklet kamerat.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel