Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të fshehë provat e vrasjeve civile në Ukrainë.

“Ne kemi informacione se ushtria ruse ka ndryshuar taktikën dhe se ata po përpiqen të pastrojnë rrugët dhe bodrumet në territoret e pushtuara nga trupat e njerëzve të vdekur, ukrainas të vdekur”,  tha ai në një video.

“Janë përpjekjet e tyre për të fshehur provat, asgjë më shumë. Por nuk do të kenë sukses, sepse vranë shumë njerëz”.

Komentet e tij vijnë pasi u shfaqën foto dhe video të civilëve të vdekur në Bucha, një qytet afër Kievit ku trupat ruse u akuzuan për kryerjen e një masakre përpara se të tërhiqeshin nga zona.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët okularë nga Bucha kanë përshkruar gjithashtu ekzekutimet e civilëve nga forcat ruse.

Top Channel