Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse, procedohet penalisht 65-vjeçari

06/04/2022 16:27

Një 65-vjecar i identifikuar me inicialet S. M., është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse në Korçë.

Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel