Mot i vranët dhe me reshje shiu do të mbizotërojë në vendin tonë përgjatë gjithë ditës.

Reshje më të dendura shiu do të ketë në veri të vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat do të herë pas here do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë reshje dëbore në Europën lindore dhe në veriore. Po ashtu Europa qendrore dhe jugore do të jenë me reshje shiu dhe shiu.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel