Masakra në Bucha, SHBA merr vendimin, “ndëshkon” vajzat e Putinit dhe familjen e Lavrov

06/04/2022 16:48

SHBA ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin pas imazheve të tmerrshme nga qyteti ukrainas Bucha , duke njoftuar ndëshkime ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe disa njerëzve.

Administrata po vendos sanksione të plota bllokuese ndaj vajzave të Putinit, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duke përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev dhe kryeministrin Mikhail Mishustin.

Sot ne po përshkallëzojmë në mënyrë dramatike ndëshkimet duke vendosur sanksione të plota bllokuese ndaj institucionit më të madh financiar të Rusisë, Sberbank, dhe bankës së saj më të madhe private, Alfa Bank,” tha një zyrtar i lartë i administratës për gazetarët.

Sberbank mban gati një të tretën e totalit të aktiveve të sektorit bankar të Rusisë dhe SHBA-ja tani ka bllokuar më shumë se dy të tretat e sektorit bankar rus.

“Në përputhje me G7 dhe BE, ne po shpallim një ndalim të investimeve të reja në Rusi”, shtoi zyrtari.

SHBA ka sanksionuar tashmë më shumë se 140 oligarkë dhe anëtarë të familjeve të tyre dhe mbi 400 zyrtarë të qeverisë ruse.

Top Channel