Tundimi i Gjermanisë (dhe Europës): Të kthehemi në Zvicrën e botës!

29/09/2021 20:21

Zgjedhjet gjermane erdhën në fundin e një vere që e vuri Europën përballë realitetesh gjerësisht të injoruara prej saj: rivalitet gjeopolitike, ngërçet e ekonomisë së dytë më të madhe të planetit, kolapsi i gjigandit kinez Evergrande, janë tregues se bota po shkon drejt një lufte të ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës, thotë Corriere della Sera, dhe europianëve, dikur do t’i kërkohet që të zgjedhin se cilën anë do të mbajnë.

Në këtë situatë lind pyetja: Po sikur shoqëritë gjermane, italiane apo të vendeve të tjera të rëndësishme europiane të duan të bëjnë si Zvicra dhe të kenë një rol neutral? Ky duket se është sot tundimi i madh i Gjermanisë dhe jo vetëm. Në artikull theksohet fakti që Zvicra, një demokraci solide, e hapur e dinamike, shijon të gjithë përfitimet e globalizimit pa qenë e detyruar të përfshihet në mosmarrëveshjet botërore.

Kjo, thotë Federico Fubini do të pasqyronte idenë se Europa nuk ka nevojë të rritet në planin politik e institucional, por mund të qëndrojë ashtu siç është, si shenjë e mungesës së ambicies për pushtet. Si në planin ushtarak, ashtu dhe në atë teknologjik apo ekonomik, europianët ende mendojnë se mund të zgjedhin, vazhdon ai, dhe kanë zgjedhur të mos paguajnë çmimin që vjen me dëshirën për të qenë një fuqi e madhe.

Top Channel