Nga ulja e detyruar të vetëm në bankë, nxënësit pasi mbarojnë mësimin në dalje nga institucionet arsimore i bashkohen jashtë jetës pa pengesa në dukje sikur nuk ekziston covidi.

Përballë shkollave, kafenetë qëndrojnë plot, masat anticovid nuk zbatohen as në rrugë, ndërsa në këto godina me numër të madh nxënësish zhvillohet mësim me orë të përgjysmuara.

Nxënësit pasi mbarojnë orët e shkurtuara kur dalin nga institucionet arsimore grumbullohen për të qëndruar me njëri tjetrin.

Në këtë situatë, komuniteti I prindërve të shkollave të arsimit parauniversitar  tiranë i ka drejtuar një ankesë publike ministres së arsimit dhe të shëndetësisë ku konstatojnë se po shkelet e drejta kushtetuese për arsim cilësor, ndërsa kërkojnë që të gjithë nxënësit të zhvillojnë programin mësimor me orare të plota 45 minuta.

Top Channel