“Pas shtyrjes prej tërmetit të nëntorit dhe situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Instituti i Statistikave do të nisë në tetor projektin pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave, për t’u zbatuar më pas plotësisht në vitin 2022.”

Ky cens i cili do të shërbejë si një bazë të dhënash për krijimin e regjistrave të popullsisë banuese, ndërtesave e banesave do të zhvillohet përmes pyetësorëve duke mbledhur të dhëna në terren në zona urbane dhe rurale të ndryshme të vendit.

“INSTAT në periudhën 4 tetor deri më 15 nëntor 2021 do të zhvillojë fazën Pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave. Qëllimi kryesor i Censit Pilot është të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin e mbledhjes së të dhënave me tablet, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis të gjitha burimeve të planifikuara për t’u angazhuar në vetë numërimin aktual. Konkretisht janë përzgjedhur 50

Zona Censi ne 9 bashki të vendit: Fushë Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz,Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull.” Sinkron Elsa Dhuli, Drejtore e Instat

Ky është Censi i tretë që zhvillon Shqipëria dhe ka njw afat 10-vjeccar, pas atij të realizuar në vitin 2001 dhe më pas në vitin 2011, ku në këtë të fundit popullsia e vendit përllogaritet në mbi 2.8 milionë banorë.

Për individët që refuzojnë të përgjigjen apo japin të dhëna të rreme në përgjigje të pyetësorëve parashikohen edhe gjoba që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë.

Top Channel