QKB, bizneset e reja të regjistruara u rritën me 13.7% në mars 2026, shtohet dinamika e sipërmarrjes në vend Çdo ditë shqiptarët paguajnë taksa për mjedisin, shpesh pa e kuptuar.
Në faturën e karburantit, në taksën e qarkullimit, në tarifat e pastrimit te bashkia, madje edhe në faturat e energjisë, një pjesë e pagesave lidhet me mbrojtjen e ambientit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 arkëtimet nga taksat mjedisore janë arritën në 66.2 miliardë lekë rreth 695 mln euro. Pjesa më e madhe, 82 për qind apo thënë ndryshe 54 miliardë lekë, vjen nga taksat e energjisë kryesisht akciza mbi karburantet që qytetarët paguajnë sa herë furnizojnë makinën.
Një tjetër kategori janë taksat e transportit, që i paguajmë te kolaudimi, regjistrimi i mjeteve apo taksa vjetore e automjetit. Ato zënë 13 për qind të totalit ose 8.6 miliardë lekë në 2024, me rritje krahasuar me një vit më parë.
Po ashtu paguajmë taksa ndotjeje, të reflektuara te tarifa e mbetjeve në faturat vendore, dhe taksa për përdorimin e burimeve natyrore. Të cilat përkatësisht arritën në 4.7% dhe 0.08%.
Taksat mjedisore konsiderohen si një instrument ekonomik për të kontrolluar ndotjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe ato janë konceptuar për të ndikuar në sjelljen e bizneseve, prodhuesve dhe konsumatoreve. Por nga raportet vjetore të gjendjes në mjedis nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit të pikërisht të njëjtit vit tregon se shkallët e ndotjes janë rritur ndjeshëm.
Konkretisht në lumenj një përkeqësim të gjendjes së ndotjes së tyre kryesisht të Lumit të Tiranës, Ishëm dhe Gjanica. Ndalur ke mbetjet urbane ato u rritën ndjeshëm në 870 mijë tonë në 2024, ndërsa raporti ngre shqetësimin edhe rritjes së sipërfaqeve të djegura nga zjarret.
E teksa paguajmë taksa për ndotjen vihet në pah shtimi i pranisë së disa ndotësve të ajrit të shkaktuar edhe nga cilësia e karburantit.
Por ndërsa taksat e gjelbra vetëm shtohen duke arkëtuar më shumë para në buxhetin e shtetit dhe niveli i ndotjes rritet, a po kthehen në investime reale apo financimet mbeten vetëm në letër.
Top Channel