Policia rrugore “digjitalizohet”/ Radarë, dronë dhe makina inteligjente: Fund kontrolleve rutinë në rrugë
Shërbimi zjarrfikës përfundoi ekspertizën për zjarrin e rënë në pallatin shumëkatësh në Tiranë dhe rezultatet ja ka dorëzuar prokurorisë, që po heton për shkatërrim të pronës nga pakujdesia.
Sipas burimeve të sigurta në shkresat e përcjella organit të akuzës, shpjegohet se vatra e zjarrit u ndez nga faktorë të jashtëm, ccka do të thotë se janë përjashtuar arsye si shkëndija elektrike, bombola e gazit apo mos kujdesi i personave nën hetim.
Ky përfundim i shërbimit zjarrfikës ndodh pak ditë mbasi prokuroria ka pyetur pesë fëmijë në prani të psikologëve dhe prindërve. Të miturit shfaqen në pamjet e administruara të sigurisë pak minuta përpara se flakët të shpërthejnë duke u përhapur në fasadën e jashtme.
Secili prej fwmijwve ka shpjeguar se po luante në afërsi të karrocës së mbeturinave, ku kanë hedhur edhe ata copa kartonash. Sipas deklaratave të fëmijëve ata kanë parë një vazo që sipas tyre ishte në tym.
Zjarri i rënë më 14 prill në kompleksin e ndërtuar nga kompania Arlis shkrumboi 71 shtëpi. Jeta e të gjithë banorëve u rrezikua ndërkohë që Këshilli Bashkiak ka miratuar ndihmë financiare, që është bonus qeraje prej 40 mijë lekë për çdo familje.
Sakaq, prokuroria ka kërkuar administrimin e dokumentave për ndërtimin e pallatit dhe pyetjen e banorëve të tjerë, ndërsa pritet që Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna të pyeten sërish.
Top Channel