Ahmetaj: Do rishikojmë buxhetin e shtetit për këtë vit, rritja ekonomike ka sjellë rritje të të ardhurave

30/09/2021 11:41

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj thotë se buxheti i shtetit i këtij viti do të rishikohet sepse, sipas tij, të ardhurat kanë performuar përtej parashikimit.

Ahmetaj theksoi se rritja ekonomike është përkthyer edhe në rritje të ardhurash.

“Ne jemi akoma në pandemi dhe programi i rindërtimit është dinamik, ne na duhet ta rishikojmë buxhetin e këtij viti sepse të ardhurat kanë performuar përtej parashikimit. Rritja ekonomike është përkthyer edhe në rritje të ardhurash”, tha Ahmetaj.

I pyetur nëse do konsiderojë uljen e TVSH-së në 6%, një propozim kyu që in është rikthyer sërish PD, Ahmetaj u shpreh: “Nuk është paraqitur asnjë dokument zyrtar që unë ta komentoj, kur të paraqitet do i merrni komentet tona zyrtare”.

Top Channel