Kompanitë e miellit rritën çmimin e bukës/ Ahmetaj: Kam besim tek Autoriteti i Konkurrencës, janë profesionist

30/09/2021 11:43

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me rritjen e cmimit të miellit dhe të bukës duke thënë se beson tek Autoriteti i Konkurrencës. Sipas tij, janë profesionist dhe vendimin e kanë marrë pas një investigimi të thellë.

Pyetje: Çfarë qëndrimi keni për vendimin e autoritetin e konkurrencës që nuk gjobiti kompanitë e miellit që rritën në mënyrë të organizuar cmimet për miellin, grurin dhe bukën. Mendon që një vendim i tillë do të rrisë më tej çmimin e rritjes të bukës sepse nga radhët e qeverisë, paraardhësi juaj Brace ka qenë kundër këtij vendimi?

Ahmetaj: Kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurrencës, janë profesionist të thelluar në fushat e tyre dhe si ent i pavarur, e respektoj vendimin e tyre. Përsa më përket mua, vendimi që nuk ka monopol dhe nuk ka marrëveshje horizontale në tregun e miellit, praktikisht besoj se kanë bërë investigim të thellë dhe kanë votuar me përgjegjshmëri qytetare, institucionale dhe profesionale.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel