Top Story/ Ekskluzive: Ish-komandoja zbulon debatin mes Paplekës dhe Met Dafllakut

29/09/2021 23:29

Pjesëtari i strukturës së PD Erjon Demushi, ish pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte një prej personave që ndodhej më pranë Grecës. Personi më aktiv në debatin me të ishte Arbër Papleka referuar dëshmisë që posedon Top Story. Kjo, duket se shpjegon pse njerëzit e Grecës do ti vërsuleshin Paplekës kur nisi konfrontimi.

“Arbri nje ish-punonjës policie që nuk kam njohje i ka thene pse filmon dhe të gjithë fillimisht kemi debatuar me fjalë për disa minuta, vetem me fjalë pa kontakt fizik. Ky person thoshte që nuk kam bërë foto ndërsa personi që ishte në makinë me të nuk ka reaguar me sa mbaj mend. Në vijim ky person i ka fshirë fotot nga celulari i tij, ndërkohë Arjan Hoxha ka njoftuar policinë ne lidhje me incidentin” u shpreh Erjon Demushi, Anëtar i Strukturës së PD-së.

“Gjatë kohës që prisja policinë nuk kemi patur konfrontime por vetëm biseda me zë të lartë. Unë kam qenë duke folur, duke njoftuar policinë si dhe është kuptuar se nuk ishim të policisë por persona të ruajtjes së votës. Po kështu kam njoftuar me telefon edhe drejtuesin politik të qarkut Elbasan, zotin Gazmend Bardhi” u shpreh Arjan Hoxha, Kryetar i Strukturës i PD-së.

Deri në momentin që aty do të mbërrinte policia, nuk ka pasur konfrontime me Mehmet Grecën, por debate me tone të larta. Edhe punonjësit e policisë në dëshmitë e dhëna thonë se konfrontimet nisën pas mbërritjes së tyre. Vetë Greca, ka dhënë një dëshmi për Top Channel pas ngjarjes ku thotë se u mor peng dhe u kërcënua nga Arbër Papleka. “Më nxori armën, më kërcënoi, më tërhoqën tek ky cepi këtu. Më thanë pse bën foto, pse kërkon vota për PS”u shpreh Mehmet Greca, Drejtues i mjetit ML.

“Jemi përpara një situate që është ndaluar një shtetas pavarësisht arsyes, në moment u njfotua policia, ka ardhur policia e ka parë si ishte situata në këtë moment nuk ka vepër penale të kryer nga këta shtetas. Do ishim në situatë tjetër komplet nëse këta shtetas nuk do kishin njoftuar policinë, por është pranuar se shtetasi Arjan Hoxha e bëri njoftimin”u shpreh avokati Redi Rama.

Në intervistën e dhënë për Top Channel, Greca i qëndron gjithçkaje që thotë edhe në dëshminë zyrtare në polici. Ai pretendon se Papleka i ka nxjerrë armën dhe e ka sharë me fjalor banal. Deri sot, këto pretendime nuk janë vërtetuar. Disa dëshmitarë thonë se Papleka e ka kapur nga krahu dhe i ka kërkuar të fshijë videot që u ka bërë.

Mes tyre ka pasur dhe një dialog të shkurtër. Greca i ka kërkuar llogari Paplekës duke i ngritur zërin se kush ishte ai që e ndalon në atë mënyrë në lagjen e tij. Dhe Arbri me tone të larta, i është përgjigjur me fjalët: “Jam Arbër Papleka nga Tropoja, jetoj në Tiranë”. Vetëm pak çaste më vonë, mbërriti policia.

Top Channel