Imazhi mahnitës i gorillës së rrethuar nga fluturat fiton kompeticionin Foto e Vitit në Britani (fotogaleri)

29/09/2021 21:21

Një imazh magjepsës i një gorille të vendeve të ulëta, që ecën mes fluturave që kishte shqetësuar në Republikën Qendrore Afrikane, ka fituar çmimin e madh në një kompeticion të njohur fotografie.

Britaniku Anup Shah shkrepi foton që triumfoi mes 100,190 pranimeve nga 158 vende, për të fituar në kompeticionin The Nature Conservancy 2021.

Kantautori amerikan Ben Folds, në rolin e gjykatësit në kompeticion tha: “Më pëlqejnë fotot që të tërheqin brenda, fytyra e saj, toleranca dhe insektet”.

Në imazhe të tjera që impresionuan gjykatësit, ishin pamje të rralla të maleve që dilnin siper reve të fryra në Brazil, tufa të egërsuara të bizonëve në Kenia, si dhe një kënd i orangutangut të vogël teksa shkon para kirurgjisë.

Më poshtë është fotogaleria e fituesve dhe finalistëve të kompeticionit …

FOTO GALERI
1/11
Gorilla femër e quajtur 'Malui' ecën mes grupit të fluturave që sapo ka trazuar në tokën e pyllit në rezervatin Dzanga-Sangha.

Top Channel