Ujësjellësi në fshatin Lapardha 1 banorët “ca të nënës, ca të njerkës”, vuajnë për ujë të pijshëm

29/09/2021 20:30

Në fshatin “Lapardha 1” në qytetin e Beratit, prej vitesh 14 familje vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Më 22 shkurt 2021 Bashkia e Beratit mori një projekt për të pajisur me sistemin e ujit të pijshëm dhe matësa banorët e fshatit Duhanas, Lapardha 1, Otllak dhe Orizaj. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj që nga koha e prezantimit të projektit, 14 familje të fshatit Lapardha 1 nuk janë bërë pjesë e projektit.

Në Fiks Fare u ankuan banorët e fshatit Lapardha 1 të cilët ndjehen të harruar nga bashkia, pasi nuk janë përfshirë në projektin për t’u furnizuar me ujë të pijshëm.

Ata shprehen se kur u prezantua projekti i bashkisë në shkurt ishin të përfshirë dhe ta , por në të vërtet janë pajisur me matësa dhe furnizohen me ujë vetëm familjet që janë në pjesën e sipërme të lagjes që ndodhen në anë të rrugës kryesore të fshatit . “Për ne që jemi më në thellësi të fshatit nuk u bë asgjë. Kemi pyetur punonjësit që po merreshin me këto rregullime dhe na kanë thënë se nuk kemi urdhër për lagjen tuaj” shprehet njëri prej banorëve. Ata pas këtij vendimi janë ankuar në bashki, por kjo e fundit është përgjigjur se nuk ka fonde. ” Lagjja është e vjetër paraardhësit tanë kanë më shumë se 100 vite këtu, tani që thamë shyqyr që po na vjen uji në shtëpi na përjashtuan. Kemi një jetë që mbajmë ujë me krah dhe biçikleta nga shtëpitë tona deri tek çezma e fshatit” ankohen banorët.

Fiks Fare kontaktoi edhe me kryeplakun e fshatit i cili ka mbajtur kontaktet me Bashkinë Berat. Bajram Tabaku u shpreh për Fiksin se e ka ngritur disa herë si problem, por që bashkia e ka përcjell pasi nuk kanë fonde të mjaftueshme. ” më kanë thënë që do vij një fond tjetër për të pajisur dhe pjesën tjetër të lagjes me ujë të pijshëm” përfundon kryeplaku.

Fiksi iu drejtua edhe Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Berat për të pyetur pse këto familje mbeten pa ujë, jashtë projektit. Drejtori i UKB-së Pelivan Sinaj u shpreh se për t’u vlerësuar është faktio ai u përgjigj se projekti ende nuk ka përfunduar, por duhet ende kohë. Ndërkohë që kohëzgjatja e projektit ishte 6 muaj dhe koha ka përfunduar.që më në fund këto fshatra po furnizohen për të parën herë më ujë të pijshëm. Përsa i përket familjeve që nuk janë përfshirë në projekt

Fiks Fare iu drejtua edhe Bashkisë Berat ku në një intervistë Arjan Shkëmbi nënkryetar i Bashkisë Berat u shpreh se nga banorët nuk ka patur ankesa por që ata janë në dijeni të problemit. ” Ky projekt është në kulmin e tij edhe pse kakaluar afati, na duhet sigurisht edhe pak kohë që të gjithë banorët të jenë pjesë e sistemit të ujësjelljesit në shtëpi. Deri më tani kemi gjetur një zgjidhje provizore duke ndërtuar 5 çezma në qendër të fshatit. Punimet janë inspektuar nga ne, por nuk kemi konstatuar një gjë të tillë. Këta boanorë do gjejnë zgjidhje shumë shpejt” premtoi nënkryetari për Fiks Fare.

Top Channel