“Ka një dosje për Bashën, do e çojmë në Kongres”/ Kokalari: Ja përse kreu i PD përjashtoi Berishën

29/09/2021 19:10

Aktivistja republikane, Evi Kokalari, e cila shoqëron dhe mbështet Sali Berishën në takimet e tij tha se diaspora është e interesuar për zhvillimet në vend.

Kokalari bëri një denoncim të fortë, duke thënë se Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA

“ Dua të flas pak për dosjen e Lul Bashës që ka ekzistuar në Amerikë edhe Shqipëri. Secili nga ju mund të shkojë te fara, që është agjencia ku regjistrohen agjentët e huaj, që janë grupet lobiste. Basha nuk kishte Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë”, u shpreh aktivistja Kokalari.

Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdori një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë.
Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar Sali Berishën. Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrollojmë nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres“, tha ajo.

Top Channel