“Nevaldo Hajdaraj e bëri për vetëmbrojtje apo donte ta vriste?” Lleshaj: E zgjidhi në mënyrë kriminale

29/09/2021 22:10

Edhen tema e mbrëmjes së sotme në Open është vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha.

Gazetari Elton Qyno pyeti ish-ministrin Lleshaj nëse polici Nevaldo Hajdaraj e bëri për vetëmbrojtje apo donte ta vriste Klodian Rashën.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj në një lidhje live e ka konsideruar një veprim kriminal.

“Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale, policia nuk ka armë mjetin e parë”, tha ministri.

Kujtojmë se pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ish polici Nevaldo Hajdaraj u shpall fajtor dhe u dënuar me 10 vjet burgim për akuzën e vrasjes së Klodian Rashës.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës, i moshës 25-vjeç, vendi u përfshi në protesta që kërkonin drejtësi për Klodianin, si dhe dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë, por protestat përveçse u mbyllën me dhjetëra të arrestuar që më pas u lanë të lirë, u finalizuan gjithashtu me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e konsideroi këtë si një akt normal.

Top Channel