E premte, 26 Nëntor 2021
17:21
Në dhjetor hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë, kriteret dhe kush përfiton

Brenda pak ditësh, çiftet e reja do të kenë mundësi për të aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës.

17:19
Beatrix përfundon e lidhur dhe e shtrirë përtokë

Ditën e sotme Donaldi me Pajtimin vendosën ti bëjnë një rreng Beatrix.

17:13
Panairi i Selanikut – Një revolucion i vazhdueshëm i librit

Po mbahet në Selanik nga data 25 deri më 28 nëntor 2021 Panairi i 18-të Ndërkombëtar i Librit.

17:08
Sipas mbrojtjes, Policia ka ofruar garanci për lirim me kusht të Veselit

Mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar masën e sigurisë për të liruar me kusht njërin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

17:07
Momentet e pabesueshme kur tufa e luanëve sulmojnë krokodilin gjigant në cekësirë, cili do të fitojë prenë e ngordhur? (fotot)

Më poshtë shfaqen momentet e pabesueshme kur një tufë luanësh rrethojnë një krokodil masiv dhe e sumojnë për ta vrarë gjatë konfliktit për prenë e ngordhur.

17:02
Milaim Zeka në Top Talk: Albin Kurti një hipokrit i dashuruar me Edi Ramën

‘Librit’ të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës iu shtuan edhe 13 marrëveshje të tjera me takimin e sotëm të dy qeverive në Elbasan.

16:50
Dy vjetori i tërmetit tragjik/ Basha: Duhen vënë para drejtësisë përgjegjësit për jetët e humbura në Thumanë

Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar, përcolli një mesazh për të gjithë ata që humbën familjarët e të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.

16:33
Belgjika regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Belgjika ka konfirmuar më 26 nëntor rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit. Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë pasi që rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut.

16:32
Pazari me jetën: Autobusi ishte i vjetëruar, u riparua në Turqi

Ekspertët bullgarë  dalin me një tjetër variant për autobusin që u shkrumbua i tëri në autostradën e Strumës, duke marrë jetët e 45 personave- një tragjedi kjo që ka shokuar opinion publik shqiptar, maqedonas e bullgar. Fillimisht ishte thënë se autobusi ka qenë i ri dhe përdorej prej tre vitesh.

16:31
Finalistët e Botës së Egër/ Balena gungaçe që del nga uji, shqiponja që lufton dhelprën e dëborës, mes pretendentëve të jurisë (fotogaleri)

Këto foto të mahnitshme që kapin bukurinë e botës së egër të planetit tonë, të rrezikuar nga egoizmi i shfrenuar i njeriut, ishin mes atyre që habitën më shumë jurinë e një kompeticioni të fundit të fotografisë.

16:25
Ndërrimi i bravës së jashtme të PD Dega Fier/ Demokratët protestë, Baçi: E turpshme

Përfaqësues të degës së PD Fier kanë protestuar këtë të premte për ndërrimin e bravës së jashtme të godinës.

16:22
EMA, dritë jeshile Pfizerit për fëmijët: E sigurtë edhe për moshat 5 vjeç

Së shpejti në BE mund të vaksinohen kundër koronavirusit edhe fëmijët pesë deri njëmbëdhjetë vjeç. Agjencia Europiane e Barnave EMA miratoi përdorimin e vaksinës së Biontech & Pfizer për te miturit e kësaj grupmoshe.

16:14
Del varianti i ri “më i tmerrshëm” i Covid, OBSH: Nuk e shpëtojmë dot Europën

Një variant i ri i Covid 19, edhe më infektues se të gjithë të tjerët është shfaqur së fundi. Ai vjen nga Afrika e Jugut, ku po përhapet me një shpejtësi të frikshme sipas autoriteteve të shëndetësisë.

16:11
Gjendet pasagjeri i tetë, kush është udhëtari misterioz i autobusit

Udhëtari i tetë misterioz i autobusit të përfshirë në aksidentin e tmerrshëm të Bullgarisë, në fakt duket se ka qenë i përfshirë gabimisht në listën e të mbijetuarve në spitalin “Pirogov” të Sofjes.

16:06
Vuçiç nuk tregon çfarë foli me Putin për Kosovën: Kishte një hartë…!

Takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Soçi të Rusisë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin nuk kishte sesi të mos përfshinte dhe Kosovën. Vuçiç tha se i tregoi atij pjesën veriore të Kosovës në një hartë, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

16:02
“Nuk mund të përqafohem me ata që duan të më varrosin”, Iliri diskuton me Monikën

Pavarësisht faljes së tyre dhe rikthimit të harmonisë, Iliri ka sqaruar se nuk mund të ketë të njëjtën marrëdhënie me të gjithë banorët.

15:54
Shkarkohet doktori maniak që ‘kuronte’ pacientet gra duke bërë seks me to (fotot)

Një gjinekolog italian që njihet tashmë me pseudonimin ‘Dr. Flauti Magjik’ është larguar nga detyra pasi u kap i zhveshur në një dhomë hoteli teksa tentonte të “kuronte” një grua duke bërë seks me të.

15:52
Gjermani, nën hijen e pandemisë hapen tregjet e Krishtlindjeve

Nën hijen e pandemisë së COVID-19 në Këln të Gjermanisë janë hapur tregjet e Krishtlindjeve, transmeton Anadolu Agency (AA). Tregjet tradicionale të Krishtlindjes në Gjermani datojnë që nga shekulli i 14-të dhe tërheqin turistë nga e gjithë bota. Vitin e kaluar nuk ka pasur tregje kaq shumëngjyrëshe për shkak të pandemisë së COVID-19 ndërsa shumë […]

15:50
Osman Kavala, shkak tensionesh diplomatike mes Turqisë dhe Perëndimit

Nga viti 2017, filantropi Osman Kavala ndodhet në një burg në Turqi, i akuzuar për përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Arrestimi dhe burgosja e aktivistit të shoqërisë civile, nxiti reagime nga Perëndimi, por thirrjet e tyre nuk janë pritur mirë nga Presidenti turk Erdogan. Muajin që shkoi, thirrjet e perëndimit për lirimin e tij gati sa nuk shkaktuan një problem të thellë diplomatik mes Ankarasë dhe aleatëve perëndimorë.

15:47
“Mos u kufizo për asgjë”, Meridiani këshillon Monikën

Meridiani e ka kaluar paraditen e sotme duke i dhënë disa këshilla të vlefshme Monikës.

15:40
Leonardo komenton zërat për kalimin e Zidane te PSG-ja

Nuk ka asnjë takim të drejtuesve të PSG me Zinedine Zidane, skuadra do të vazhdojë përpara me Mauricio Pochetinon. Pavarësisht zërave të shumtë mediatike, parizienët nuk do të ndryshojnë trajner. E konfirmon vetë drejtori sportiv Leonardo, për të cilin u fol se në ditët e kaluara ishte takuar me ish trajnerin e Realit të Madridit.

15:39
KPA përfundon hetimin disiplinor ndaj Luan Dacit

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj kolegut të tij, Luan Daci, pasi Gjykata e Lartë vendosi që të mos e pranojë rekursin e këtij të fundit ndaj dënimit të formës së prerë për falsifikim dokumentesh.

15:35
Bilanci i Covid në Kosovë: Asnjë humbje jete, ja sa raste u shënuan në 24 orë

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me Covid në vend ndërsa fatmirësisht nuk u shënua asnjë humbje jete.

15:33
51 vjeçarja britanike vdiq nga bllokimi i venave, i shkaktuar me gjasë nga vaksina AstraZeneca, thotë hetimi (fotot)

Një grua e stërvitur dhe e shëndetshme, nënë e dy fëmijëve ka vdekur në Britani nga mpiksja e gjakut në venat e mushkerive, me shumë gjasa e shkaktuar nga vaksina AstraZeneca për Covid-19, u tha sot në seancën hetimore.

15:29
Alemany në Angli për Sterling, Xavi: Ndoshta marrim Cantona!

Drejtori i futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, ndodhet në Mançester në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin e City-t, Raheem Sterling.

15:21
“Berisha nuk vendos PD para vetes”/ Basha rrëfen bisedën ‘kokë më kokë’ me Berishën

Për hërë të parë pas ultimatumit amerikan për tu distancuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha zbuloi në emision ‘Open’ në Top Channel prapaskenat e bisedave me paraardhësin e tij para se të merrte vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar.

15:13
Inertet bllokojnë edhe lumin/ Në Arbanë të Tiranës, mbetjet përdoren për të përfituar tokë

Shumë pranë me kryeqytetin rreth 10 km larg qendrës së Tiranës hidhen pirgje me inerte që po shkatërrojnë mjedisin.

15:01
Vetëvritet nëna me foshnjën një vjeç/ Farmacistja hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në Vlorë.

14:54
Shqipëri-Kosovë drejt tregut dhe abetares së përbashkët…

Shqipëria dhe Kosova duan të lehtësojnë dhe të thjeshtojnë ndërveprimin mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit, përmes një seri marrëveshjes të nënshkruara mes dy qeverive.

14:51
Dy vite nga tërmeti/ Ende nuk janë larguar gjurmët e tragjedisë që mori 51 jetë

Gazetarja Alma Demiraj ndodhej në vendin ky para dy vitesh ndodhej një pallat gjashtë katësh, por që tërmeti i 26 nëntorit e shembi duke e zhytur dy kate nëntokë.

14:46
Vrau dhe groposi 8-vjeçarin/ Pas krimit makabër, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Është përfshirë nga flakët shtëpia e 39-vjeçarit Klodian Calamani, i cili vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në fshatin Frecalli të Fierit.

14:41
Zelensky: Ukraina gati për çfarëdo aksioni me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij është gati për çfarëdo përshkallëzimi me Rusinë dhe shtoi se Kievi kishte informata rreth planit të Rusisë për organizimin e grusht shtetit në dhjetor, në të cilin do të përfshiheshin edhe qytetarë rusë.

14:26
Pas vdekjes, babait të ish-presidentit Alfred Moisiu i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Lushnjës

Lushnja nderon personalitet që kontribuuan në çlirimin e vendit. Në kuadër të javës së festave të nëntorit u dha titulli qytetar nderi pas vdekjes gjeneral Spiro Moisiut. Ai është babai i ish-presidentit Aleksandër Moisiu, i cili ishte i pranishëm në këtë ditë. 

14:17
Kreu i KLP takohet me delegacionin Armen, qëllimi njohja e arkitekturës së sistemit të ri të drejtësisë

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i shoqëruar nga Nurihan Seiti, kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në Këshill, u takua me delegacionin Armen, të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Korrupsionit.

14:13
Banorët këndojnë të përlotur këngën e Fifit

Në mbrëmjen e falenderimeve banorët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur Fifin.

14:12
Postoi videon ku shfaqej duke bërë drift në rrugë, kapet mat i riu në Kolonjë

Një 22 vjeçar është gjobitur dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës, pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet i riu teksa kryen manovra të rrezikshme në rrugë me shpejtësi marramendëse!

14:08
“Më tha se ka krizë nervore”, fqinja rrëfen bisedën me nënën e 34-vjeçares. Punonte si farmaciste në Tiranë, ja pse shkoi në Vlorë (DETAJET)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një grua 34-vjeçe është hedhur nga sheshpushimi i katit të pestë të një  pallati së bashku me fëmijën 1 vjeç.

13:59
Vlorë/ “Audi” dhe “Benzi” përplaset kokë më kokë, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”.

13:53
Dita e falenderimeve/ Dedikimi për nënën përlot Semin dhe Monikën

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

13:47
Festat e nëntorit, policia masa shtesë/ Bilanci i javës: Arrestohen 28 shoferë, ndëshkohen qindra të tjerë

Policia rrugore ka shtuar masat për fundjavën por edhe për festat e nëntorit, ndërsa vijojnë monitorimet intensive të qarkullimit rrugor në të gjithë vendin.

13:47
E rëndë në Vlorë/ Nëna merr fëmijën në krah dhe hidhet nga kati i pestë! Gruaja vdes në vend, djali ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (e premte 2021) në Vlorë. Një 34-vjeçare, e identifikuar si Pamela Martiri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç në lagjen ‘Pavarësia’.

13:40
Einxhel i kërkon Monikës falje: Doja të ta kërkoja që në fillim por situata agravoi

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

13:33
”Falenderoj familjen dhe Pajtimin”, Arbri lexon kartolinën e tij

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

13:25
Bleu votat për organizimin e Olimpiadës, 30 vite e 11 muaj burg për ish-drejtuesin brazilian

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Brazilian (COB), Carlos Arthur Nuzman, është dënuar me 30 vjet e 11 muaj burg për korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal.

13:18
Dy vjet pas tërmetit tragjik/ Kreu i Bashkisë Shijak: Rindërtimi i pallateve përfundon brenda marsit, do akomodohen 637 familje

Dy vjet pas tërmetit tragjik, kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana këtë të premte deklaroi se pallatet e reja që po ndërtohen në lagjen Lugina do të përfundojnë brenda muajit mars të 2022.

13:16
Dita e falenderimeve/ Arjola lexon kartolinën e saj: Falenderoj bebat e mi

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

13:06
Tronditëse/ Ndërron jetë në spital fëmija 1 vjeç, nëna u hodh nga kati i pestë së bashku me të

Fëmija 1 vjeç ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Vlorës pasi nëna u hodh nga kati i pestë së bashku me të. Djali u dërgua me urgjencë në spital nga një banor i zonës, por plagët ishin të rënda dhe nuk ia doli të mbijetonte.

13:05
Izraeli regjistron raste të infektimit me variantin e ri të koronavirusit

Izraeli ka identifikuar një rast të infektimit me variantin e koronavirusit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet, më 26 nëntor.

13:03
“Kishte çarje në fytyrë”, dëshmitari rrëfen momentin kur nëna u hodh nga kati i pestë me fëmijën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku është hedhur nga kati i pestë nëna 34 vjeçe së bashku me fëmijën e moshës rreth 1 vjeç.

12:56
Kriza energjitike/ Rama: Prej javësh kemi pritur shi! Ngrysemi dhe ngrihemi duke u lutur, por nuk rrijmë në mëshirë

Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjitike duke thënë se reshjet e shiut të ditës së sotme i ka pritur prej javësh së bashku me ministrat dhe deputetët e qeverisë sepse varemi 100% nga burimet hidrtike.

12:52
“Është provokacja?”/ Pyetja që bëri Ramën të përgjigjet si ‘fallxhor’: Ata që bërtasin për Shqipërinë e madhe…

Kryeministri Edi Rama, i ka veshur nota humori përgjigjes që dha për pyetjen e drrejtuar, se cila do ishte vota e tij nëse do mbahej një referendum për bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë.

12:43
Tregu i përbashkët, Rama: Marrëdhëniet me Kosovën shkojnë përtej, është një proces me shumë akte

Pas firmosjes së 16 marrëveshjeve mes dy qeverive Kosovë-Shqipërisë, Kryeministrat Rama dhe Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

12:40
E rëndë në Vlorë/ 34-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit së bashku me djalin 1 vjeç

Një 34-vjeçare, e identifikuar si Pamela Martiri është hedhur nga ballkonit të katit të pestë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç në lagjen Pavarësia. Ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa djali u dërgua në spital nga një banor i zonës por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

12:37
Qëndrimi për Open Balkan/ Rama: Kur të jemi shqiponjë me një kokë, ka rrezik që të kafshojmë veten

Pas mbledhjes ndërqeveritare, në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama dhe homologu nga Kosova, Albin Kurti u pyetën për Ballkanin e Hapur, për të cilin SHBA ka bërë të qartë se nuk bëhet pa të gjitha shtetet.

12:31
Vjen momenti, Sergio Ramos pritet të debutojë me PSG këtë fundjavë!

Sergio Ramos është ende në pritje të debutimit me PSG, por duket se fundjava është mundësia reale për të zbritur në fushën e lojës. Parizienët do të luajnë të dielën ndaj Saint-Etienne në shtëpi, në “Geoffroy-Guichard”.

12:30
“S’jemi në kushtet e marrëveshjekracisë”/ Rama-gazetarëve: Ju e shihni gotën gjysmë bosh, por s’pini dot ujë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se marrëveshjet e bëra ndër vite nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë zbatuar me përpikmëri të gjitha, por në të njëjtën kohë nuk mund të thuhet se rezultatet janë zero.

12:20
Dy vite pas tërmetit/ Familja nga Çerkrezi i Tiranës mbeti e pastrehë

Pas Durrësit, qyteti më i goditur nga tërmeti ishte Tirana. Më mijëra familje humbën shtëpitë e tyre të cilat u bënë të pabanueshme dhe të rrezikshme.

12:14
“Merr fund radha e pafundme”/ Rama flet për marrëveshjet e nënshkruara: Objektivi ynë, eliminimi i procedurave të dyfishta

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen ndërqeveritare që u mbajt në Elbasan. Në konferencën për mediat, Rama tha se më në fund do të marrë fund radha për të kaluar doganën ndërsa objektivi i marrëveshjeve është eliminimi i procedurave të dyfishta.

12:13
Shi dhe dëborë/ Pezullohet lundrimi në porte. Nis dëbora në juglindje

Moti i keq ka përfshire sot të gjithë vendin me reshje shiu dhe dëbore ne juglindje  

12:10
Izraeli regjistron raste të infektimit me variantin e ri të koronavirusit

Izraeli ka identifikuar një rast të infektimit me variantin e koronavirusit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet, më 26 nëntor.

12:09
Në pritje të shtëpisë së re/ Mijëra familje në Durrës mbetën pa banesa dy vite më parë

Durrësi është qendra e tragjedisë që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019. Në këtë qark ishte numri më i madh i viktimave por edhe numri më i madh i të pastrehëve.

12:01
Marrëveshja te Shëndetësia/ Manastirliu: Do sigurojë edhe më shumë shërbime sociale për fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në mbledhjen mes dy qeverive ka folur për marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet dy dikastereve.

11:49
Batuta e Ramës në mbyllje të mbledhjes: E dini ku është ndryshimi mes diktatorëve dhe shefave të protokollit?

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur mbledhjen mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Elbasan me një batutë.

11:48
Kurti mbyll mbledhjen: Të tejkalojmë kufijtë hapësinorë duke vajtur e ardhur tek njëri tjetri, por të mos…

Në përfundim të mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, kryeministri Albin Kurti i falenderoi të gjithë dhe kërkoi që të tejkalohen kufijtë për të shkuar tek njëri-tjetri, si dhe theksoi që të mos tejkalohet zbatimi i marrëveshjeve që do të firmosen.

11:47
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri në fushën e bujqësisë, Ministri Peci: Synojmë të intensifikojmë shkëmbimin tregtar

Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Fatjon Peci, së bashku me ministren Krifca folën sot në mbledhjen mes dy qeverive për marrëveshjet mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

11:46
Dy vjet pas tërmetit tragjik/ Në Durrës, 214 banesa janë rindërtuar dhe 11 pallate drejt përfundimit

Dy vjet pas tërmetit tragjik, për shumë familje durrsake kthimi në normalitet është ende një sfidë dhe shpresë e largët. Në këto dy vite Durrësi u përball me pasojat e tërmetit, por edhe pandemisë dhe burokracive zyrtare, që cenuan procesin e rindërtimit.

11:41
Margariti: Nuk jemi këtu vetëm për 2 firma në letër, por për të vijuar me hapa sinergjik për bashkëpunim

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur në mbledhjen ndërqeveritare që po mbahet në Elbasan për marrëveshjen që nënshkruhet sot për bashkëpunimin më të gjerë që sfidat të mos ngelen vetëm në letër.

11:31
Ministri i Drejtësisë në mbledhjen me qeverinë e Kosovës: Bashkudhëtarë në rrugën drejt integrimit në BE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Kosovë dhe ministri Ulsi Manja kanë prezantuar marrëveshjen që do të nënshkruhet ditën e sotme mes dy vendeve, gjatë mbledhjes së mbajtur në Elbasan mes dy qeverive.

11:27
Marrëveshja në Arsim/ Kushi: Shmang burokracitë! Nagavci: Shkurton procedurat formale për njohjen e diplomave

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi komentoi marrëveshjen mes dy vendeve sa i përket lehtësimit të procedurës së njohjes së diplomave nga IAL-të (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave).

11:27
Qytetarët i bashkohen nismës “Valëvit flamurin”, Veliaj: Bashkohu edhe ti për ditët më të veçanta të historisë sonë

Me afrimin e festave kombëtare të nëntorit, Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

11:23
Aksident i rëndë në Lezhë, raportohet për persona të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

11:21
Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë/ Ministrat japin detajet, Balluku: Nuk zgjatem shumë se nuk i pëlqen kryeministrit tim

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka folur për një nga marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në mbledhjen ndërqeveritare që ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

11:19
Ndryshuan bravën e dyerve të zyrave të PD në Fier, policia referon rastin në Prokurori

Policia ka referuar në Prokurori denoncimin e sekretarit të PD-së, dega Fier për ndryshimin e fishekut të bravës së derës kryesore të selisë së këtij subjekti politik.

11:17
Ministri i Infrastrukturës në Kosovë: Kam qenë në shkollë me Ministren Kushi, i lumtur të mblidhemi për kafe!

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë, gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve.

11:10
“Kompleton pikturën e tregut të përbashkët të punës”/ Ministrat komentojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Ministrja e Financave të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, tha se marrëveshja e nënshkruar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, për sigurimet shoqërore i shërben qytetarëve dhe lehtëson jetën e tyre.

11:04
Drogë dhe dhunë në familje/ Tre persona arrestohen në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

11:01
Leja 5-vjeçare, Rama i ndërhyn ministrit të Kosovës: Hiqeni, është pengesë psikologjike

Kryeministri Edi Rama ka folur për lejen 5 vjecare të qëndrimit duke i kërkuar që ta heqin sepse është pengesë psikologjike.

11:00
Çuçi në mbledhjen e qeverive: Do vendosim sistem kamerash në kufi, makinat nuk do të ndalohen

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ka folur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri në lidhje me tre marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy shteteve.

10:57
Tre persona arrestohen në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia ka arrestuar tre persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

10:57
Nga lëvizja e lirë e qytetarëve, te lehtësimi i marrjes së leje-qëndrimeve/ Ministri Svelça tregon tre marrëveshjet me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur, në mbledhjen mes dy qeverive, tre marrëveshjet e Ministrisë së Brendshme kosovare me atë shqiptare.

10:47
Kurti përmend shprehjen e Fishtës para Ramës: Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen ndërqeveritare që po mbahet në Elbasan duke thënë se një nga marrëveshjet, më konkretisht linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës që do të jetë ekologji dhe fuqi e tokës në det.

10:43
Sekretariati i koordinuar ndërqeveriatar, Rama tregon se cilat do të jenë detyrat

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qëllimin e sekretariatit të koordinuar ndërqeveritar që do të raportojë pranë të dy zyrave për çdo problematikë.Kjo marrëveshje u dakordësua në Prishtinë, ndërsa në mbledhjen e sotme ndërqeveritare.

10:39
“Flasim si diplomatë, punojmë si patriotë”/ Kurti: Sa më të integruar të jemi, lehtësojmë jetën e qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen mes dy vendeve ka kërkuar që shtete mes tyre të jenë sa më të integruar me qëllim që të lehtësohet jeta dhe puna e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

10:38
“Kjo biondja është bërë më e rrezikshme se ajo tjetra”/ Monika për Antonelën: Ajo vetëm hedh sytë

Teksa po bisedonte me Arjolën, Monika shpeh mendimin e saj për Antonelën.

“Ajo vetëm hedh sytë, na shikon. Kjo biondja është bërë më e rrezikshme se ajo tjetra. Nuk di të them se me çfarë qëllimesh ka ardhur këtu”, tha Monika.

10:37
Mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Kurti: Të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriotë!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes të zhvilluar sot në Elbasan mes qeverive Kosovë-Shqipëri tha se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë.

10:34
Për 110 vjetorin e Pavarësisë, Rama: Të kemi një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës!

Këtë të premte është mbajtur në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy qeverive.

10:31
Italia strehon afganen që ishte imazh i National Geographic

Sharbat Gula, e njohur si “Vajza Afgane” me sy të gjelbër, e cila është shfaqur në ballinën e revistës National Geographic më 1985, është evakuuar në Itali, ka thënë Qeveria italiane.

10:30
Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Rama prezanton marrëveshjet që u nënshkruan sot

Këtë të premte është zhvilluar në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku u nënshkruan 13 marrëveshje mes dy qeverive.

10:25
Nis mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Batuta e Ramës: Shpresoja t’ju prisja me diell, por shpresoj që shiu të jetë…

Kryeministri Edi Rama ka hapur mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, që është edhe takimi i 7 ndërqeveritar mes dy vendeve. Rama e ka nisur fjalën e tij me një batutë sa i përket motit të keq, për të cilin thotë se shpreson që të jetë një ogur i mirë, edhe pse do kishte dëshirë që t’i priste ata me diell.

10:09
Gërryenin me eskavator dhe merrnin inerte në shtratin e lumit Mat, e pësojnë keq 7 persona në Lezhë

7 persona janë proceduar penalisht në qytetin e Lezhës pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm, për shpërdorim toke dhe për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

10:08
Dardha ‘zgjohet’ e zbardhur nga dëbora, temperaturat e ulëta përfshijnë shumë qytete

Pika turistike e Dardhës është zgjuar mëngjesin e sotëm e zbardhur nga bora. Sikurse shihet edhe nga pamjet sasia e rënë e borës është e konsiderueshme, saqë makinat do duhet të përdorin zinxhirë.

10:03
Video skandali i Etion Jokës, kalon për gjykim dosja për kandidatin e LSI-së, SPAK: Dha para për të blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit

Pas videos të publikuar në Top News se kandidati i LSI Etion Joka blinte vota, duke i ofruar një shumë parash shtetasit Elis Babo, SPAK, pas përfundimit të hetimeve ka kaluar për gjykim në GJKKO dosjen për dy të pandehurit.

10:03
Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Veliaj: Sot jemi më të fortë sepse punuam dhe u ringritëm të gjithë bashkë

Me fotot nga shkollat dhe lagjet e reja të rindërtuara, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar tragjedinë e 26 nëntorit 2019, si pasojë e tërmetit.

09:58
Dy vjet nga tërmeti, Çuçi: U ringritëm si një familje e madhe, sot flasim me vepra dhe shembullin e fortë të triumfit përballë së keqes

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka bërë një reagim në dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.

09:56
Arrestohen 2 të rinj në Vlorë, ja për çfarë ishin shpallur në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Një 34-vjeçar i identifikuar si S.S., banues në fshatin Armen, Vlorë u arrestua pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

09:53
River Plate fiton titullin e 37-të tre javë para fundit, me një “poker” golash

River Plate meriton duartrokitje. Me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë, Los Millinarios fituan zyrtarisht titullin 37-të kampion në Argjentinë tre javë para fundit të sezonit.

09:52
Berat/ Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Beratit ka vënë në pranga katër shtetas për vepra të ndryshme penale. Një 50-vjeçar është arrestuar pasi nën efektin e alkoolit, ka çarë gomat e mjetit dhe ka tentuar ta godas me mjet prerës vëllain e tij.

09:36
Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit / Ministrja Kushi: Do të punojmë pa u ndalur për shkolla të reja, të forta të sigurta

Në përvjetorin e dytë të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar një mesazh përkujtimor për viktimat e asaj tragjedie, si dhe ka vënë në dukje punën e madhe që është bërë që nga ajo ditë për ndërtimin e shkollave.

09:29
Protesta në Sudan kundër marrjes së pushtetit nga ushtria

Protesta mbarëkombëtare shpërthyen të enjten në Sudan kundër marrjes së pushtetit nga ushtria në fund të muajit të kaluar.

09:28
Gjermania pritet të emërojë gruan e parë si ministre të Jashtme

Partia e Gjelbër në Gjermani ka bërë të ditura planet për emërime nëpër ministri, teksa përgatitet për të qenë pjesë e Qeverisë për herë të parë në 16 vjet.