Pesë persona janë arrestuar në jug të Mitrovicës, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia e Kosovës thotë që se të arrestuarit trafikonin lëndën narkotike në Kosovë dhe Shqipëri.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.

Më pas përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë.
Bazuar në planet taktike të hetuesve policorë të DHTN-se dhe njësiteve policore, të njejtit kanë reaguar duke i arrestuar të dyshuarit në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit të dytë dhe të tretit i cili gjendej në garazh, janë zbuluar po ashtu bunker të modifikuar.

 

Si vazhdimësi e kontrollit dhe bastisjes së automjeteve (të tria të tipit mercedes), dy prej tyre me targa të Shqipërisë, një me targa vendore si dhe bastisjes së shtëpisë, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet (A.M,).”

Nga operacioni u konfiskuan: 56 kg 81 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
✓ (3) vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),
✓ (7) telefona celular,
✓ (10507) euro (dhjetëmijë e pesëqind e shtate euro) si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.

“Me vendim mbi ndalimin e personave, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt”, sqaron njoftimi i policisë.

Top Channel