Emrat e propozuar për President do të vazhdojnë të mbeten sekret ka thënë në deklaratën e sotme për shtyp kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ku shtoi se priten negociatat me opozitën për zgjedhjen e tij, prandaj nuk është etike të bëhen publike emrat.

Balla tha se me opozitën do të ketë një mbledhje javën e ardhshme me kryetarin e përkohshëm të PD-së Enkelejd Alibeajn, ku do të diskutojnë mbi këtë çështje.

“Ajo që ne duam është që procesi të zhvillohet në Kuvend dhe mes grupeve parlamentare. Kjo është fryma e Kushtetutës. Nëse të tre grupet parlamentare bien dakord të kenë secili nga një përfaqësues, kjo është vendimmarrja e tyre. Grupi më i madh ka vendimarrjen më të rëndësishme në këtë proces.

Nuk dua të paragjykoj procesin, me 11-12 maj kemi raundin e parë. Nuk do zgjidhim një president me shumicë përtej 3/5. Ka personalitete në shqipëri që mund të marrin postin. Fakti që mazhoranca është tërhequr nga propozimi i parë. Nëse d kemi mundësi që kur të shkojmë tek kriteret të gjejmë kandidaturën që gëzon mbështetjen e plotë është gjëja më e mirë që mund të japim.

A ka të preferuar nga PS?

Në asnjë moment nuk do të bëjmë publik emrat e propozuar. Janë pjesë e strukturimit të disa propozimeve që kanë ardhur nga deputetët por ne respektojmë një element thelbësor sepse është e padrejtë që të bëjmë publik emrat e propozuar.  Kemi marrë më shumë se 200 emaile propozimi që vijnë nga publiku. Sa kohë që ne duam të negociojmë me opozitën, nuk mund të vijmë me emra konkretë. Nuk dihet se sa do të arrijmë.

Javën e ardhshme do të kemi takim meAlibeajn që të arrijmë të dakordësojmë kalendarin.”

Top Channel