Krye-trafikanti gjendet ‘i varur në urë’ mes vrasjeve të hakmarrjes të karteleve të veriut të Meksikës (fotot)

20/04/2022 17:33

Vrasësi me pagesë El Pelón Luna është gjetur i varur nga ura në fundjavë pasi i kishte shpëtuar edhe më parë vdekjes kur bandat i kishin vënë zjarrin shtëpisë së tij duke i vrarë familjarët.

José de Jesús Luna, i njohur gjithashtu si El Pelón Luna, u identifikua pasi u gjet i varur nga ura e autostradës ‘Bypass Bridge’ në kufirin mes Meksikës dhe SHBA, të dielën më 17 prill.

Luna ishte vrasës i grupit kriminal Los Salazar, i lidhur me kartelin famëkeq Sinaloa që vepron në shtetin meksikan të Sonora.

Autoritetet thanë se trupi i tij u gjet bashkë me një tjetër person në të cilin ishte lënë letra e marrjes së përgjegjësisë për krimin nga karteli rival Plaza.

Sulmi erdhi pasi Pelón Luna kishte arritur të mbijetonte ndaj grupit që bastisi shtëpinë e tij me qëllim që ta ekzekutonin në shtator 2019, reporton rrjeti Infobae.

Asokohe ai kishte shpëtuar, por djali i tij Dayron Jesús, 8 vjeç, partnerja Perla Verónica, 31, dhe i vëllai Christian Abel Luna kishin humbur jetën kur shtëpisë iu vu zjarri, sipas mediave vendase.

Prokuroria e Sonora tha se po hetohet identiteti i dy meshkujve së bashku me letrën që i drejtohej një organizate kriminale”.

Prokuroria e Sonora shtonte: “Linja kryesore e hetimit është konflikti mes dy grupeve kriminale, pasi José de Jesús, el Pelón Luna, që ishte një prej njerëzve të varur nga ura, kishte të dhëna të mëparshme kriminale”.

FOTO GALERI
1/3
Vrasësi me pagesë El Pelón Luna është gjetur i varur nga ura në fundjavë bashke me nje viktime tjeter

Top Channel