Këngëtarja bën deklaratën e papritur/ Mori pjesë në “ X Factor” pasi dëshironte të martohej me Harry Styles

20/04/2022 17:36

Këngëtarja dhe kompozitorja, Camila Cabello tregoi për herë të parë arsyen e pjesëmarrjes së saj në audicionet e “X Factor”, përafërsisht 10 vite më parë.

25-vjeçarja ishte e ftuara e radhës si  pasagjere në “Carpool Karaoke” të  James Corden, ku tregoi se dashuria për Harry Styles e nxiti të aplikonte për marrë pjesë në konkurrim.

Ajo pranoi se ishte një fanse e madhe e “One Direction”, grupi i djemve me të cilin Harry fitoi famë në “X Factor” në 2010, shkruan Daily Mail.

Kjo është vërtet e turpshme dhe mund ta them vetëm këtë sepse është si 10 vjet më parë… por fjalë për fjalë thosha: Unë jam në audicion për X Factor sepse do të martohem me Harry Styles. Unë vërtet e besoja këtë në atë kohë”, tha Camila.

Me anë të kësaj eksperience ajo mori edhe famën në karrierën  muzikore, si anëtare e grupit të vajzave Fifth Harmony.

Camila kaloi në audicion për shfaqjen si një konkurrente e vetme në vitin 2012, të njëjtin veprim që  Harry bëri dy vjet më parë.

Top Channel