Goditi me grushte dhe kërcënoi një person para dy muajsh, kapet 28-vjeçari nga Velipoja

20/04/2022 19:01

Një 28-vjeçar me iniciale M.R është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje, kanosje dhe mbajtje armësh pa leje.

Ai u shpall në kërkim pasi më 22 shkurt, së bashku me tre të tjerë goditën me grushte një 22-vjeçar K.S, banues në fshatin Pulaj të Velipojës dhe e kanosën me armë.

Për 28-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel