Përformoi me violinë në shpatullën e Jezu Krishtit/ Olen Çezari: Mu desh gjysëm ore, më mungonte oksigjeni

20/04/2022 21:44

Violinisti Olen Çezari, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dh Gra” ka treguar se së shpejti do të mbajë një koncert në Tiranë ku do të jenë të ftuar edhe artistë të tjerë nga e gjithë bota.

Ai ka treguar gjithashtu edhe mbi vendet më të veçanta ku ka përformuar me violinë. Vendi më specifik ishte në shpatullën e Jezu Krishtit në Rio de Janiero ku ishte lartësi prej 60 metrash dhe mungonte edhe oksigjeni.

“Kemi shumë të ftuar specialë që vijnë nga jashtë. Muzika klasike është një grup njerëzish shumë specifik që e do,  ndërsa unë ndihem si muzikanti i popullit dhe dua të bëj të lumtur të gjithë njerëzit në botë. Dua të bëj diçka e të dua shumë njerëz tek ajo gjëja. Tirana ka marrë një formë europiane dhe miqtë e mi kur vijnë në Tiranë kënaqen.

Ne vijjmë nga pandemia dhe Shqipëria për mua ka qenë “the safe place”. Në Itali vdiqën shumë njerëz me Covid. Akoma nuk e kam marrë veten nga Covidi. U menaxhua shumë më mirë se në Itali.

I kam rënë violinës mbi shpatullën e Jezu Krishtit në Rio De Janiero. Shkova për koncert dhe si gjithë turistët do shkoja të shihja vende të veçantë. Në atë moment u mbulua statuja me re dhe mendova se këtu duhet të bëhet diçka patjetër.  Një herë në vit hypet për të rregulluar gjërat teknike. Në momentin që hypa mu desh gjysëm ore dhe kur arrita aty më mungonte oksigjeni. Nga kjo gjëja mora spunto. Shkova në Kinë, pastaj në Petra. Me kanë mbetur edhe 3 vende të tjera të mrekullueshme në botë. Koloseun nuk e quaj se kam qenë. Kam përformuar në dy funerale të miqve të mi dhe nuk ka gjë më të dhimbshme.  Në Napoli në Koncertin e vitit të ri, dhe një njeri hodhi një fishekzjarre tek këmbët e mija dhe ishte një moment i sikletshëm.

vijon..

Top Channel