Bankieri aleat i Putin, gjendet i vdekur bashkë me trupin e gruas dhe bijës 13-vjeçare në apartamentin në Moskë (fotot)

20/04/2022 17:05

Një ish-zyrtar i Kremlinit dhe deri kohet e fundit zv. president i grupit Gazprombank është gjetur i vdekur në apartamentin e tij të luksit në Moskë, nga bija e tij 26-vjeçare, njoftonte policia vendase.

Bashkë me trupin e milionerit 51 vjeçar Vladislav Avayev, u gjet dhe ai i gruas së tij Yelena, 47 vjeçe, dhe i vajzës së vogël Maria, 13 vjeçe.

Trupat kishin të gjithë plagë armësh zjarri dhe u gjetën nga bija e madhe e tronditur Anastasia, kur ajo hyri në apartament pasi nuk arrinte të kontaktonte me familjen.

Hetuesit thonë se po mbajnë një mendje të hapur për masakrën e katit të 14, e cila është kryer me pistoletën e Avayev, ndërsa shtonin se po hetohen lidhjet e tij të punës dhe të jetës private.

Anastasia u tha oficerëve se arma ishte në dorën e babait të saj kur gjeti trupin.

Avayev kishte punuar si drejtues i lartë i bankës Gazprombank, që është pjesë kryesore e skemës së  Vladimir Putin për kundërpërgjigje ndaj sanksioneve ekonomike perëndimore.

Më herët ai kishte qenë drejtues i një dikasteri të rëndësishëm në administratën e Putin, ndërsa pasuritë i zotëronte nga kompania e tij e ndërtimit.

Disa sugjerime thonin se bankieri kishte zbuluar se bashkëshortja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe se çifti ishin pranë divorcit, por hetuesit thonë se hetojnë në disa drejtime.

Në apartament ishin gjetur disa armë.

Një fqinje e quajur Kristina tha: “Dëgjova tre të shtëna dhe ulërima. Një grua po ulëriste, pastaj dëgjova dhe dy të shtëna dhe nuk kishte më ulëritje screaming. Shikova jashtë se mendova se ishin fishekzjarre, por nëna më tha se nuk ishin fishekzjarre”.

Një fqinje femër tha: “Ndoshta është prej sanksioneve, ë gjithë janë në depresion. Ndoshta ka hyrë në borxhe dhe ka vrarë veten”.

Një tjetër fqinje femër tha, sipas Daily Mail: “Ishte një burrë inteligjent, ishte drejtues në  Gazprombank. Nuk dukej si një maniak, dukej i zoti. Nuk më dukej si një burrë që mund të bënte këtë. Ndoshta Avayev dhe familja e tij janë vrarë.

Gazprombank është një nga rrugët kryesore të pagesave të gazit e naftës ruse. Në mars Putin ka kërkuar që të gjitha vendet të hapin llogari me këtë bankë për të paguar për gazin rus, në kundërpërgjigje të sanksioneve perëndimore. DailyMail///

FOTO GALERI
1/6
Vladislav Avayev është gjetur i vdekur në apartamentin e tij të luksit në Moskë

Top Channel