Zjarr në Lezhë/ Merr flakë zjarr zyra e një noteri, digjen edhe disa automjete

20/04/2022 11:53

Flakët kanë përfshirë katin e parë të një ndërtesë në qytetin e Lezhës, fatmirësisht pa viktima.

Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit Vasil Martini i cili thotë se nuk ka konflikte me askënd

Flakët u shuan në kohë pa rrezikuar subjektet e tjera pranë noterisë. hetimet do të tregojnë shkakun e zjarrit që dogji dhjetëra dokumente të noterit 56-vjeçar.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit kanë marrë flakë disa mjete në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Një furgon mori flakë në ecje pranë Elbasanit për shkak të një defekti teknik.

E njëjta ngjarje ndodhi dhe me një makinë në qafën e Llogorasë, e cila mori flakë këtë mëngjes.

Të dy incidentet përfunduan pa të lënduar. Ndërsa në këto raste të mjeteve në lëvizje janë përcaktuar si shkak defektet teknike, në Shkodër në fshatin Bardhaj u dogjën gjatë natës dy automjete të parkuara në oborrin e një 29-vjeçari. Të dy mjetet nuk ishin të regjistruara në emër të pronarit të shtëpisë dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Top Channel