24 arrestime për drogë në Korçë/ Operacioni i policisë, 7 persona janë në kërkim

20/04/2022 15:12

Një rrjet i mirëfilltë i shpërndarjes së drogës në qytetin e Korçës nga furnizuesit, ndërmjetësit dhe shpërndarësit është goditur nga policia gjatë finalizimit të operaciont ‘Knock down’.

Në prangat e policisë kanë rënë 24 persona nga 25 deri në 44 vjeç tëe cilët merreshin më shpërndarjen e kokainës, heroinës, kanabisit dhe drograve sintetike në qytetin e korçës.

Policia ka shpallur në kërkim dhe 7 persona që dyshoet se janë të implikuar në këtë skemë ndërsa 70 të tjerë janë nën hetim nga prokuroria.

Në pamjet e siguruar nga Top Channel shihet se në banesat e të arrestuarve policia ka gjetur qindra doza drogërash gati për shitje si edhe shuma të konsiderueshme parash.

Hetimet për goditjen e këtij rrjeti shpërndarës të lëndëve narkotike kanë nisur rreth 5 muaj më parë nisur nga shqetësimet e shumë qytetarëve në lidhje me përdorimin e drogës nga të rinjtë. Policia vuri në përgjim disa prej të dyshuarve dhe më pas mundi të identifikojë edhe bashkëpunëtorë të tyre duke e çuar numrin e personave nën hetim në 101.

Top Channel