Berisha, kundër “Skavicës”/ Ish kryeministri kritikon dhe ndezjen TEC e Vlorës me gaz amerikan

20/04/2022 19:40

Tryezën që kishte si synim dhënien e zgjidhjeve për krizën e energjisë, ish-kryeminsitri Berisha e ktheu në tryezë që prodhoi sulme te drejtpërdrejta dhe te forta ndaj investimeve amerikane ne Shqipëri. Fillimisht projekti i Skavicës.

“Është verbëri mjedisore ideja për të ndërtuar digën e madhe në Skavicë.  Është absolutisht Enveriste. Por sot që janë gjithë këto burime të kërkosh zgjidhje duke përmbytur gjysmën e Dibrës, është krimi më i shëmtuar mjedisor që mund të kryesh dhe nuk bën gjë tjetër vetëm se përqendrohesh përsëri në një drejtim dhe jo në shumësinë e potencialeve që ekzistojnë në Shqipëri.”- tha Berisha.

Investimi  i dytë amerikan në energji është  TEC-i i Vlorës, për te cilin qeveria Rama ka nënshkruar  një   kontrate që ta vendosë në punë me gaz të lëngshëm amerikan, por Berisha pretendon se pas kësaj marrëveshje fshihet politika e zarfeve.

Tani pas 9 vitesh, në vend që qeveria shqiptare të shtrinte tubacionin nga TEC i Vlorës deri në Seman ku është detyrimi kontraktual për të krijuar daljen e gazit në Shqipëri, shkon dhe kontrakton një kompani për gaz të lëngshëm, që ka një kosto qartësisht më të lartë se gazi që sjell TAP-i. Sepse kompanitë importuese të gazit diktojnë me zarfa politikën e tyre.“- tha Berisha.

 

 

Sali Berisha  bëri përgjegjëse qeverine për krizën  e energjisë, sipas tij kriza nuk zgjidhet me rritje cmimesh,  por me  menaxhim dhe diversifikim te  prodhimit.

 

 

 

Top Channel