Presidenti i këshillit evropian , Charles Michel mbërriti në Kiev për tu takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ndërsa beteja e ashpër vazhdon në lindje të vendit. Michel e cilësoi Kievin si zemra e Evropës së lirë dhe demokratike, ndërsa vizita e tij vjen në një kohë perëndimi ka shtuar dërgesën e armëve në Ukrainë.

Michel:-Ju nuk jeni vetëm , ne jemi me ju, dhe do të bëjmë gjithçka për tu mbështetur që të sigurohemi se Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Historia nuk do të harrohet.

Presidenti ukrainas tha se Charls Michel është një mik i mirë i Ukrainës, duke thënë se bisedimet mes tyre u fokusuan mbi vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj rusisë, si dhe më shumë mbështetje për Ukrainën edhe në rrugën drejt BE.

Zelensky “Për sa i përket anëtarësimit tonë në BE, është një prioritet për shtetin tonë, për forcën e popullit tonë, të atyre që janë të gatshëm të mbrojnë tokën tonë kundër pushtuesve rusë edhe pa armë.

Vizita e shefit të këshillit Evropian, vjen pas asaj të presidentes së komisionit europian Ursula von der lejen e cila i dorëzoi Zelensky-t formularin për anetarësim në BE.

Deri më tani kanë qenë të shumtë liderët evropianë që kanë vizituar Kievin në shenjë mbështetje dhe për treguar lidhjen e ngushtë mes BE dhe Ukrainës. Pak para se Michel të mbërrinte në Ukrainë , pentagoni tha se kohët e fundit Ukraina kishte marrë më shumë avionë luftarakë duke forcuar mbrojtjen e saj ajrore.

Ndërkohë, një pjesë e ndihmës ushtarake amerikane prej 800 milionë dollarësh që miratoi Presidenti Joe Biden javën e kaluar, ka mbërritur tashmë në Ukrainë, e ajo do të pasohet nga fluturime të tjera me më shumë armatime.

Top Channel