“Më detyroi të punoja si prostitutë”/ Trondit vajza nga Selaniku: Shqiptari më “zhdëpi në dru”, më punësoi si kamariere dhe më gënjeu (Dëshmia në polici)

20/04/2022 18:42

Një vajzë greke nga Selaniku ka denoncuar në polici makthin e përjetuar sipas saj nga një shqiptar 28-vjeçar për dy vite rresht.

Sipas dëshmisë së publikuar nga Protothema.gr, gjithçka nisi nga njohja që patën në rrjetin social Facebook. Shqiptari i premtoi se do e punësontë në një kafene që kishte në Kolonos, por e mbylli në një bodrum dhe e detyroi atë të punonte si prostitutë.

Vajza ka treguar se nuk pranoi të punonte, por ai e “zhdëpi” me shkelma dhe grushte në të gjithë trupin, madje sipas saj ka përdorur edhe zinxhirë të trashë që përdoreshin për makinat. Madje, ajo tregon se punonjësit e shtëpisë publike nuk e lejun në fillim të punonte pëe shkak të shenjave që kishte në trup.

Kur i thashë se nuk dua ta bëj këtë punë, ai filloi të më godiste me inat në të gjithë trupin tim. Me shkelma, grushta dhe shuplaka më goditi shumë keq dhe më la gjurmë në të gjithë trupin. Ngaqë nuk e duroja dot më drurin, i thashë se do të shkoja në punë dhe vetëm atëherë ai pushoi së rrahuri. Kur shkova të punoja dhe hoqa rrobat,më panë me shenja dhe u trondit. Tutori e telefonoi shqiptarin dhe i tha se nuk mund të më punësonte ashtu siç isha…”.

Si u njoh vajza nga Selaniku me shqiptari?

Në verën e vitit 2020, do të ndryshonte përgjithmonë jeta e vajzës 28-vjeçare. Siç thuhet në dosje: “Në verën e vitit 2020, përmes aplikacionit të rrjeteve sociale “Facebook” është njohur me 28-vjeçarin shqiptar, i cili është prezantuar si pronar i një kafeneje në zonën e Kolonos. Me nxitjen e tij, vajza 28-vjeçare pranoi ofertën e tij për të punuar si kamariere në dyqanin e tij. Në përfundim të turnit, shqiptari, duke përfituar nga pamundësia e saj për të rezistuar, ndoshta për shkak të konsumimit të alkoolit, e çoi në një apartament në katin e pestë në rrugën Paphos në Athinë”.

Ai e burgosi ​​dhe e “zhdëpi në drru”

Dhe pastaj filloi makthi. Sipas dosjes së hetimit, “të nesërmen vajza është zgjuar e zhveshur dhe shqiptari e ka goditur dhe i marrë telefonin. Më pas ai i tha se do të punësohej në një bordello në rrugën Iasonos në Athinë. Për të frenuar mohimin e viktimës, i akuzuari i mësipërm ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur me grushte dhe shkelma në të gjithë trupin”.

Grekja nuk mund të punonte nga shenjat

Vajza kishte marrë aq shumë ‘dr’u sa që edhe në bordello ishin të tronditur nga shkalla ekstreme e abuzimit.  Ajo nuk u lejua të punonte për shkak të plagëve të shumta që kishte në trup nga rrahjet. Më pas shqiptari e ka çuar në bordello në katin përdhesë të së njëjtës adresë, ku viktimën e ka marrë një punonjës i bordellos ku ajo punonte. Nga ajo kohë deri në mars 2022, viktima punonte çdo ditë, në dy turne radhazi, fillimisht në bordellonë e lartpërmendur dhe më pas në shtëpitë publike në rrugën Megalou Alexandrou. Sipas saj shqiptari së bashku me dy burra të tjerë të panjohur drejtonin të paktën katër shtëpi publike të vendosura në adresat e mësipërme, i mbante të gjitha të ardhurat nga prostitucioni, duke nxjerrë në këtë mënyrë një përfitim të paligjshëm pasuror nga shfrytëzuesi. Më tej, për të vënë nën kontrollin e plotë të viktimës, gjatë qëndrimit me të, ai ka ushtruar disa herë dhunë fizike ndaj saj, fillimisht në një banesë në rrugën “Paphos” dhe më pas në një banesë në rrugën “Kyprion Agoniston” në Çaidar, Atikë. Në banesën e parë, shqiptari kishte vendosur një grua të panjohur, të cilën e kishte detyruar gjithashtu.

Grekja shpëtoi nga “kthetrat” e shqiptarit

Në mars të vitit 2022, vajza arriti t’i shpëtonte shqiptarit dhe t’i drejtohej Prokurorisë së Krimit të Organizuar për t’u shpëtuar. “Nga hetimi rezultoi se shqiptari jeton në rrugën “Kyprion Agoniston” në Çaidar të Atikës dhe se ai përdor një makinë mercedez të bardhë për transporti. Gjithashtu, ai dyshohet se është në pritje të një dënimi të Gjykatës së Bashkuar Jurie të Apelit të Pireut, e cila e dënoi me 10 vjet burg për tentativë vrasjeje. Mesditën e datës 18.04.2022 është vendosur që të kryhet një operacion policor, për të sjellë personat e përfshirë dhe për të kryer një kontroll në dy shtëpitë publike në rrugën Megalou Alexandrou për të identifikuar viktimat e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua dhe në posedim të tij iu gjet dhe sekuestrua një celular, një kartë identiteti false e një mërgimtari, me foto të bashkangjitur dhe identitete të ndryshme, si dhe shuma prej 420 eurosh.

Pjesë e dëshmisë së vajzës

Kur vajza u takua me shqiptarin në verën e vitit 2020, tutori me sa duket kishte bërë “kërkime” për prenë e tij kandidate. Siç tregon vajza për njohjen e tyre, “Ai fliste mirë greqishten, pak zhargon, por mirë”, thotë ajo dhe në rreshtat e mëposhtëm përshkruan ditën e “zezë” të njohjes që do të shënonte në mënyrë të pashlyeshme jetën e saj. “Madje më kërkoi të vishja një fustan dhe taka dhe më tha se do të dërgonte një taksi të na merrte. Më në fund pas pak erdhi një taksi, e paguar prej tij dhe na çoi në dyqanin e tij. Dyqani i tij ishte në Kolonos, ishte një nargjile. U ulëm në dyqan dhe biseduam për punën dhe paratë që do të më jepte. Më tha se do të më jepte 30 euro në ditë plus “bakshishe”. Pranova dhe fillova të punoja po atë natë.  Sapo mbarova punën ai solli një shishe uiski. Pasi piva shumë më merrte mendja dhe nuk ndihesha mirë.  Gjithçka që mbaj mend është se hipa në një makinë të zezë”.

Top Channel